Komisioneri i garave sqaron propozimet e bëra nga FFM

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot para përfaqësueseve të klubeve prezantoi tri skenarë të mundshëm për përfundim të sezonit garues 2019/2020, i cili siç dihet tashmë, u ndërpre për shkak përhapjes së pandemisë “Covid 19” në vendin tonë, shkruan “infOSport.mk”.

Futbolli në vendin tonë ndaloi me 11 mars, me ndeshjet e javës së 23-të, ashtu që deri në fund të sezonit të rregullt, duheshe të zhvillohen edhe plotë 13 xhiro.

Megjithatë duke marrë në konsideratë kohën, por edhe të nxehtin që mbizotëron në vendin tonë gjatë muajit korrik, Federata me në krye Komisionin e Garave propozoi tre skenare të mundshme për përfundimin e sezonit aktual, e ku skuadrat do të zhvillonin vetëm edhe 4 xhiro, duke rrumbullksuar 3 raundet e para, që më pas liga të ndahej në dy pjesë, me 6 skuadrat e para që do luanin për 3 pozitat e para, që sigurojnë Europën, dhe 4 skuadrat e fundit, që do të luftonin për mbijetesë, edhe pse skenari i dytë parasheh që mos të ketë largime nga Liga e Parë.

“Si komision i garave në FFM ne prezantuam planin tonë dhe tre skenarë të mundshëm për vazhdim eventual të Ligës së Parë në një format të ndryshëm nga ai që ishte i planifikuar. Mendoj se zgjidhja e parë e mundshme është më e qartë, me rënie të dy skuadrave nga elita pas përfundimit në formatin e ofruar. Sigurisht shumica do të pyesin për skenarin e dytë ku sistemi i ndeshjeve gjithashtu përmban fazat play off dhe play out, por pa rënie nga kategoria. Atë e kemi bërë për shkak se në ndeshjet e Kupës kemi ekipe që mund të përfshihen në pjesën e fazës së play off dhe për të ruajur një ritëm konkurues do të luanin vetëm tre ndeshje në vend të gjashtë të planifikuarave. Kalendarin e ndeshjeve do ta përshtatim në pajtueshmëri me rekomandimet dhe masat e shtetit, por gjithsesi edhe vendimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë për një vendim përfundimtar për mbyllje të sezonit garues”, ka thënë Igor Frangovski, president i Komisionit për Gara në FFM.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply