Maqedonasi me pasaportë suedeze, Kulushevski: I thashë babait tim se një ditë do bëhesha si Januzaj

Futbollisti maqedonas me pasaportë suedeze, Dejan Kulushevski cilësohet si një nga zbulimet e këtij sezoni të “Serie A”. Falë paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme me fanellën e skuadrës së Parmës, ai tërhoqi vëmendjen e disa skuadrave të mëdha, ndërsa Juventusi reagoi shumë shpejtë, duke e bërë për vete Kulushevskin për shumën e 40 milionë eurove.

Megjithatë Kulueshevski fanellën e Juves do ta veshë vetëm sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, në një rrëfim të fundit, 20-vjeçari ka treguar se i ka rastisur të shohë debutimin e Adnan Januzaj me Mançester Junajtedin. Ai shprehet se i bëri përshtypje mënyra se si Januzaj u fut në fushë me shumë personalitet dhe se i tha babait se një ditë dontë të bëhej si ai.

“Isha në Suedi të shikoja Mançester Junajtedin dhe isha dëshmitar i debutimit të Adnan Januzaj. Ai u fut në fushë me shumë personalitet, edhe pse ishte thjesht ndeshja e tij e parë si profesionist. I thashë babait tim se doja të bëhesha si ai, edhe unë doja të luaja në atë mënyrë. Më ngjiti shumë edhe numri 44 në fanellë, lexova edhe disa gjëra dhe rashë në dashuri”, – u shpreh Kulushevski.

Dejan Kulushevski me origjinë nga Maqedonia, ka lindur në Stokholm të Suedisë, ndërsa vlen të theksohet se ai ka veshur edhe fanellën e përfaqësueses së vendit tonë U16, ku në 5 ndeshje ka shënuar 6 gola. Mirëpo paraqitjet e tij me fanellën “verdhekuq” nuk zgjatën shumë, ashtu që i njëjti vendosi të luaj me fanellën e përfaqësueses së Suedisë, duke kaluar thuajse të gjitha grupmoshat, derisa me 18 nëntor të vitit të kaluar, ai debutoi edhe me ekipin e parë kombëtarë të Suedisë kundër Ishujve Faroe.

Leave a Reply