Përcaktohet agjenda e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Pas vendimit për rifillimin e “Serie A”, më 20 qershor, së fundmi janë vendosur edhe datat e sakta për ndeshjet e Kupës.

Qeveria italiane në bashkëpunim me Ligën kanë vendosur që ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë të zhvillohen me 13 dhe 14 qershor, ndërkohë që finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet me datë 17 qershor në “Olimpiko” të Romës.

Juventusi në gjysmëfinalen e parë kishte nxjerrë një barazim 1:1 në “San Siro” përballë Milanit, teksa Napoli do ta nis ndeshjen në “San Paolo” me epërsi 1:0 përballë Interit të Antonio Kontes.

Leave a Reply