Premierliga vjen më ndryshe, zbulohet data e rifillimit dhe oraret e pazakonta

Premierliga mund do të rifillojë më 17 qershor dhe janë 92 sfida për t’u zhvilluar. Klubet britanike kanë rënë dakord mes tyre ditën e sotme dhe pritet që të zyrtarizohet gjithçka.

Kishte shumë pikëpytje edhe për sa i përket orareve se kur do të zhvilloheshin takimet, por mesa duket gjithçka është vendosur sot. Projekti i rifillimit ka disa orare të pazakonta për kampionatin anglez, por që janë dukur të arsyeshme për drejtuesit.

Kështu takimet që do të zhvillohen të premten do të startojnë në orën 20:00. Të shtunën janë caktuar oraret 12:30, 15:00, 17:30, 20:00, ndërsa të dielën janë 12:00, 14:00, 16:30, 19:00. Dhe të hënën sfidat do të startojnë në orarin 20:00.

Për sa i përket sfidave të mesjavës, të martën ndeshjet do të zhvillohen në 18:00, 20:00. I njëjti orar vlen dhe për dy ditët e tjera, respektivisht të mërkurën dhe të enjten. (abcnews)

Leave a Reply