ZYRTARE, pas “Serie A”, rifillon edhe Superliga turke

Pas “Seria A” tashmë edhe zyrtarisht me ndeshje futbolli do të rifillojë edhe Superliga Turke. Një gjë të tillë kanë zbuluar krerët e Federatës turke të futbollit, që tashmë kanë zbuluar edhe datën e ristartit të sezonit 2019/2020.

Kështu elita e futbollit turk do të rifillojë në 12 qershor, por me masa të rrepta higjenike.

Edhe pse pandemia e “Covid-19” vazhdon, disa shtete kanë lehtësuar masat shtrënguese. Ekipet kanë rifilluar stërvitjen dhe është çështje ditësh për ti parë në fushë.

Federata Turke ka menduar dhe për klubet, duke u lejuar trajnerëve plot pesë zëvendësime, një vendim ky që u morrë më parë edhe nga ana e FIFA-s.

Leave a Reply