Caktohet data e mbajtjes së Kuvendit të rregullt vjetor të FFM-së

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë përveç vendimeve lidhur me fatin e kampionateve futbollistike të vend, zhvillimin, apo anulimin e tyre, debatoi edhe për Kuvendin e rregullt vjetor, i cili për momentin për shkak kushteve nuk mund të mbahej.

Të gjithë anëtarët e këtij kuvendi duheshe të debatonin në këtë periudhë, mirëpo për shkak pandemisë “Covid 19”, një gjë e tillë nuk ishte e mundur.

Këshilli Drejtues i FFM-së solli vendim që Kuvendi i rregullt vjetor të mbahet me 20 ose 27 qershor në Shkup.

Gjithsesi këto data mund të ndryshojnë, në varësi nga situata që do e kemi në vendin tonë, ashtu që nëse nuk krijohen kushte për mbajtjen e këtij kuvendi, i njëjti do të shtyhet për ndonjë datë tjetër.

Leave a Reply