FFM me format të ri të garave edhe në kuadër të Kupës për sezonin aktual

Federata e Futbollit të Maqedonisë duke u bazuar në nenin 176 të statutit të saj, morri vendim për ndryshimin e sistemit të garave, përfshirë këtu edhe ndeshjet e Kupës për sezonin 2019/2020, njofton “infOSport.mk”. Kështu për herë të parë në historikun e futbollit vendor, ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me vetëm nga një ndeshje dhe jo si deri më tani me sistemin vajtje – ardhje.

Skuadrat fituese do të luajnë në finalen e madhe, që me shumë gjasa do të luhet në stadiumin e qytetit në Shkup, derisa fituesi absolut do të përfaqësojë vendin në garat e Liga Europa.

Kujtojmë në gjysmëfinale skuadra kampione në fuqi e Shkëndijës do të përballet me Struga Trim Lum, ndërkohë fituesi aktual i këtij trofeu, Akademia Pandev për kundërshtarë do të ketë Bregallnicën.

Leave a Reply