Futsal Arben Bajrami shkruan histori, sezonin e ardhshëm pjesë e elitës

Me vendim të Këshillit Drejtues të FFM-së që të gjitha garat futbollistike, përveç Ligës së Parë të mbyllen para kohe, sezoni i ardhshëm në elitën e futsalit vendor do të numërojë 12 skuadra, njofton “infOSport.mk”.

Kjo i shkoi për shtati skuadrës së themeluar vetëm vitin e kaluar, Futsal Club Arben Bajrami, që në sezonin debutues arriti që të bëjë mrrekulli, duke u ndalur në pozitën e parë, së bashku edhe me ekipin e Kegi Mobi Veles.

Pikërisht fitorja ndaj rivalit kryesor për titull, Kegi Mobi Veles me datë 1 mars, por edhe gol-averazhi më i mirë, bëri që skuadra e Futsal Club Arben Bajrami të marrë pozitën e parë në tabelë, edhe pse të dyja skuadrat kishin pikë të njëjta.

Kësisoj skuadra shkupjane që mban emrin e heroit tonë kombëtarë “Arben BAJRAMI”, sezonin e ardhshëm do të luaj në mesin e më të mirëve, duke bërë që numri i skuadrave shqiptare në elitën e futsalit vendor të shkojë në 4.

Kujtojmë pjesë e elitës janë edhe skuadra kampione e Futsal Shkupit, Juventus Serava dhe Futsal Karadaku nga Kumanova.

Leave a Reply