Gjithsej 5 skuadra përmes balotazhit do të luftojnë për dy vende në Ligën e Dytë

Me vendimin e Këshillit Drejtues të FFM-së, që Pelisteri dhe Bellasica ti bashkohen Ligës së Parë dhe njëkohësisht të mos ketë asnjë largim nga kjo ligë, tashmë është krijuar zbraztirë prej dy vendeve në Ligën e Dytë – Lindje dhe Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Për këto dy vende do të luftojnë gjithsej 5 skuadra, aktualisht kryesues të Ligave të treta. Dy prej tyre bien nën ëmbrellën e Ligës së Dytë – Lindje, derisa 3 skuadra tjera nën atë të Perënimdit.

Kështu për një vend në Ligën e Dytë – Lindje do të luftojnë Rosoman dhe Slloga Vinica, derisa për një vend në Ligën e Dytë – Perëndim do të garojnë skuadrat shqiptare, si Besa, Veleshta dhe Fortuna e Shkupit.

Federata e Futbollit të Maqedonisë pas përfundimit të sezonit aktual, pritet që të caktojë edhe datat e ndeshjeve të balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë.

Kujtojmë futboll do të luhet vetëm në Ligën e Parë, derisa të gjitha garat tjera u ndërprenë me vendim të Këshillit Drejtues të FFM-së.

Leave a Reply