Skuadra e njohur turke pezullohet për një vit nga garat europiane

Trabzonspor është pezulluar për një vit nga garat evropiane për shkeljen e rregullave të ndershme financiare, ka njoftuar UEFA.

Shtëpia e futbollit europian ka njoftuar se klubi turk nuk do të jetë në gjendje të luajë në garat evropiane, edhe nëse siguron kualifikimin.

Ky lajm për Trabzonspor është një tronditje e madhe, pasi kjo skuadër po kryeson në Superligën e Turqisë, dhe është rrugës së mirë për fitimin e titullit kampion.

Ky pezullim me siguri se do të shkaktojë krizë financiare te skuadra e Trabzonspor, drejtuesit e së cilës këtë edicion kanë bërë investime të mëdha për të rikthyer skuadrën në majat e futbollit turk.

Leave a Reply