Premierliga, shfaqet një problem i ri para rifillimit të sezonit

Klubet e Premierligës janë duke u futur në një “errësirë” të madhe kur po bëhen gati për rifillimin e sezonit, duke mos ditur se si do të duket përfundimi i tabelës nëse detyrohen të ndërpresin sezonin.

Asnjë marrëveshje nuk është arritur pas bisedimeve të gjatë të aksionarëve ditën e enjte, dhe ka shumë pak gjasa që diçka të arrihet në mbledhjen e të enjtes tjetër.

Kjo do të thotë se klubet janë të pasigurt se si do të zgjidhen çështjet e rënies nga liga dhe vendeve që do të dalin në Europë, nëse papritur u kërkohet të përfundohet sezoni.

Disa skuadra kërkojnë që të mos ketë rënie nga Premierliga nëse sezoni nuk përfundon në fushë, duke mos lejuar edhe promovime.

Është diskutuar gjithashtu edhe sistemi pikë për ndeshje nëse përfundohet sezoni para kohe, por nëse diçka e papritur do të ndodh, gjitha këto çështje duhet të diskutohen, por që në këto momente, mbeten të panjohura.

Leave a Reply