Kololli në super formë, shënon sërish për Cyrihun

Benjamin Kololli si duket është i gatshëm për rifillimin e sezonit në Superligën e Zvicrës, teksa po shkëlqen me fanellën e Cyrihut në ndeshjet miqësore, shkruan “infOSport.mk”. Pas golit të shënuar në ndeshjen e para 3 ditëve ndaj Vaduz, Kololli shënoi edhe në miqësoren e sotme kundër Aarau, në të cilën ndeshje, Cyrihu shënoi edhe një fitore identike, 5:1.

Edhe në këtë përballje Kololli ishte i pari që shënonte për Cyrihun, edhe atë që në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë për Aaraun shënoi një tjetër shqiptarë, Liridon Balaj, duke barazuar shifrat në 1:1.


LEXO GJITHASHTUKololli shënon në fitoren e thellë të Cyrihut


Megjithatë kjo ishte e tëra që mundën të bëjnë futbollistët e Aarau, pasi në vazhdim të ndeshjes, më saktësisht në 25 minutat e fundit të takimit, Cyrihu me anë të Bangura (74’), Markesano (75’), Vinter (79’) dhe Seiler (87’), shënoi një fitore të madhe, duke ju bërë me dije të gjithëve se është gati për ndeshjet e mbetura të sezonit 2019/2020, që në Zvicër do të startojnë me 19 qershor.

Ndeshjen e parë pas pauzës prej gati 3 muajsh, Cyrihu i Benjamin Kolollit, Mirlind dhe Hekuran Kryeziut, do ta zhvillojë kundër Jang Bojs në transfertë.

Leave a Reply