Ardian Nuhiu me Dritën e tij bëri atë që plotë 19 vite nuk e kishte bërë askush përballë Trepça ‘89

Drita e Ardian Nuhiut gjatë ditës së sotme regjistroi një fitore shumë të vlefshme në udhëtim te Trepça ’89 në Mitrovicë, duke u rikthyer në krye të tabelës së klasifikimit vetëm pas 24 orëve, njofton “infOSport.mk”.

Në “Riza Lushta”, Drita e Gjilanit falë golave të shënuar nga Xhevdet Shabani gjatë pjesës së parë dhe Kastiot Rexhës në të dytën, shënoi fitore 2:0, fitore kjo që ishte e para pas plotë 19-viteve për skuadrën gjilanse në Mitrovicë.

Kështu strategu shkupjan Ardian Nuhiu bëri atë që deri më tash nuk kishte arritur ta bëjë asnjë strateg tjetër, që është për lëvdatë, kjo më tepër edhe për faktin se me ish trajnerin e FC Shkupit në krye, Drita e Gjilanit po kryeson renditjen dhe po ecën me hapa të sigurtë drejt titullit kampion, që njëherit është edhe piksynimi kryesor i drejtuesve të skuadrës “bardhekaltër” nga Gjilani.

Leave a Reply