Khabib Nurmagomedov – Justin Gaethje, mësohen detaje të reja për meçin

Mbrëmja e UFC 242 do të sjell një nga duelet më interesante të mundshme, atë mes Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje.

Lidhur me këtë duel ka folur edhe presidenti i UFC, Dana White, i cili madje ka zbuluar vendin favorit për të organizuar këtë duel. Bëhet fjalë për Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht Abu Dhabi.

“Ua kam borxh atyre (luftën)”, ka thënë White para gazetarëve.

Luftërat në ishuj nuk kanë të bëjnë asgjë me marrëveshjen pesë vjeçare që kam me Abu Dhabi, për të vendosur luftërat atje. Kjo është komplet e ndarë”, ka thënë tutje presidenti i UFC.

Për 31 vjeçarin Nurmagomedov, Abu Dhabi është vendi i fundit ku ai luftoi, kur gjatë shtatorit të kaluar mposhte Dustin Poirierin.

Mbetet të shihet se kur UFC do ta zyrtarizojë vendimin për të organizuar këtë duel në EBA. 

Leave a Reply