Merkatoja e verës në LPFMV do të zgjasë plotë 3 muaj

Si asnjëherë më parë, merkatoja e verës në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut do të zgjasë plotë 3 muaj. Edhe pse disa nga skuadrat që tani kanë filluar të bëjnë transferimin e lojtarëve, merkatoja zyrtarisht në futbollin tonë vendor do të startojë me 6 korrik, ndërsa i njëjti do të mbyllet me datë 6 shtator.

Është kjo një mundësi e mirë për gjithë skuadrat për të bërë zgjedhjen e duhur për sezonin e ardhshëm, e sidomos për skuadrat që do na përfaqësojnë në garat europiane, si Sileksi, Shkëndija, Renova dhe FC Shkupi.

Këta të fundit merkaton e nisën nga porta, Shkëndija bëri një super lëvizje me rikthimin e Egzon Bejtullait dhe rinovimin e kontratës me Besart Ibraimi, teksa Renova me rinovimin e kontratave me 8 futbollistë, u kuptua se i beson boshtit të skuadrës së vitit të kaluar.

Aktiv gjatë këtyre ditëve është treguar edhe Sileksi, që deri më tash ka bërë 3 përforcime cilësore.

Leave a Reply