Alen Jasharovski prezantohet sot te Renova

Alen Jasharovski sezonin e ri do të udhëheq sulmin e Renovës, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë një vjeçare, njofton “infOSport.mk”.

Jasharovski, i cili së fundmi ishte pjesë e Makedonija Gj.P, me fanellën e Renovës do të prezantohet pasditën e sotme, ndërsa bëhet përforcimi i dytë pas Emran Ramadanit, me të cilin do të jenë partner në vijën avansuese të “bardhekaltërve” nga Xhepçishti.

Jasharovski gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Prishtinën në Superligën e Kosovës, derisa në Maqedoni përveç Makedonija Gj.P,  ka veshur edhe fanellën e skuadrave të FC Shkupit, Euromilkut, Rabotniçkit, Horizont Turnovës, Skopjes dhe Metallurgut.

Leave a Reply