Dy ish futbollistë të FC Shkupit i bashkohen Rabotniçkit

Pas Muaream Muarem, skuadra e Rabotniçkit ka arritur që të angazhojë edhe dy ish futbollistë të FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për Fisnik Zukën, i cili së fundmi ishte pjesë e Renovës nga Tetova dhe Kristijan Stojkovskin, që te “romantikët” erdhi nga rradhët e Akademia Pandev.

28-vjeçari Stojkovski me Rabotniçkin ka firmosur kontratë dy vjeçare, ndërkohë Zuka kontratë 12 mujore.

Kujtojmë Zuka para Renovës mbante veshur edhe fanellën e FC Shkupit dhe Flamurtarit, derisa Stojkovski përveç me FC Shkupin dhe Akademia Pandevin, ka luajtur edhe me Makedonija GJ.P dhe Teteksin.

Leave a Reply