Interi del qesharak, humbet në shtëpi nga Bolonja (VIDEO)

Skuadra e Bolonjës ka turpëruar Interin në shtëpi, duke mundur ekipin e Kontes në “Xhuzepe Meaca” me një përmbysje spektakolare, 2:1.

45 minutëshi i parë foli për “zikaltërit”, që avansuan me golin e Romelo Lukakut, mirëpo që në fund doli që ky gol të jetë i vetmi i shënuar nga skuadra vendase. Edhe pjesa e dytë nisi mirë për Interin, pasi Bolonja mbeti me 10 futbollistë pas daljes me të kuq të Sorianos në minutën e 57-të, mirëpo edhe kjo nuk i ndihmoi ata, madje edhe penaltia e fituar në minutën e 62-të, të cilën e shpërdoroi sulmuesi Lautaro Martinez.

Dhe në fund erdhi edhe ndëshkimi, me Bolonjën që në minutën e 74-të, edhe pse me 10 futbollistë në fushë barazoi me anë të Xhuara.

Gjithçka u vështirësua për Interin në minutën e 77-të, kur Bastoni u ndëshkua me të kuq. Nga kjo përfitoi Bolonja, që u hodh në sulm dhe në minutën e 80-të, Barrou u dha goditjen përfundimtare vendasve të Interit, duke përmbysur rezultatin, të cilin e mbrojtën deri në fund.

Me këtë humbje Interi ngel në vendin e 3-të me 63 pikë, 4 më pak se Lacio e vendit të dytë dhe 11 më pak se Juvja e vendit të parë.

Leave a Reply