Nuhiu flet pas fitores së madhe ndaj Llapit, Drita e tij me hapa të sigurtë po marshon drejt titullit

Strategu shkupjan i Dritës së Gjilanit, Ardian Nuhiu, ka mbetur tejet i kënaqur me fitoren të cilën futbollistët e tij e realizuan në transfertën e vështirë ndaj Llapit të Tahir Batatinës, njofton “infOSport.mk”.

Nuhiu pas përfundimit të ndeshjes në një prononcim për “Super Sport Kosova”, tha se ndjehet i lumtur për këtë fitore, e për më tepër që skuadra e tij në stadiumin në Podujevë zhvilloi një ndër ndeshjet më të mira të këtij edicioni.

“Një ndeshje e vështirë, por kur brenda skuadrës ke shumë futbollistë kualitativ atëherë gjithçka bëhet më e lehtë. Futbollistët zhvilluan pothuajse një ndeshje perfekte, dhanë gjithçka nga vetja e tyre dhe kjo fitore është plotësisht e merituar për ta”, -deklaroi Ardian Nuhiu për “Super Sport Kosova”.

Drita mundi 4:0 Llapin, ndërsa në mesin e autorëve doli të jetë edhe tetovari, Izair Emini. Me këtë fitore Drita e Nuhiut kryeson renditjen në Superligën e Kosovës me 61 pikë, 4 më shumë se Prishtina e vendit të dytë.

Leave a Reply