Pas Lacios, Milani mund edhe Juventusin me përmbysje spektakolare (VIDEO)

Milani është zgjuar vonë nga gjumi. Po të kishim këtë Milan të dy javëve të fundit edhe më herët, me siguri se “kuqezinjtë” të paktën do të luftonin për një vend në Ligën e Kampionëve, edhe pse satisfakcion për ta mund të jetë edhe Liga Europa, nëse në fund i’a arrijnë qëllimit, shkruan “infOSport.mk”.

Pas fitores së madhe ndaj Lacios 0:3, të besuarit e Piolit sonte në “San Siro” me një përmbysje spektakolare mundën me shumë gjasa kampionët e ri të vjetër, Juventusin me rezultatin 4:2.

Që të gjithë 6 golat u shënuan gjatë pjesës së dytë, me Juventusin që avansoi falë golave të Rabiot (47’) dhe Kristiano Ronaldo (53’).

Një penalti e ekzekutuar saktë nga Ibrahimoviç në minutën e 62-të riktheu shpresat e Milanit, skuadër kjo që përmes golave të shënuar në dy minuta nga ana e Franke Kessie (66’) dhe Leao (67’), arriti që të rikthejë rezultatin në favor të vetë, ndërsa goli e Ante Rebiç në minutën e 80-të, vetëm që e konfirmoi fitoren e “kuqezinjëve”, që në këtë mënyrë iu hakmorën Juventusit për eliminimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Pas fitores së sontme, Milani me 49 pikë tashmë renditet në pozitën e 5-të, ndërkohë Juventusi edhe përkundër disfatës mbetet lider i “Serie A”, kjo falë edhe disfatës 2:1 të Lacios më herët në transfertën ndaj Leçes.

Leave a Reply