Presidenti i FFK-së, Agim Ademi pret Milot Rashicën

Presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë pritur sot futbollistin e përfaqësues së Kosovës, Milot Rashica, i cili ndodhet për pushime në vendlindje, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ndihmëstrajneri i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti dhe kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha. Me këtë rast drejtuesit e FFK-së e përgëzuan Milotin për paraqitjet e mira në Bundesligë në edicionin e sapo përfunduar, teksa uruan që ai të realizojë një transferim dhe kontratë sa më të mirë gjatë kësaj vere.

Në anën tjetër, Rashica u shpreh falënderues për pritjen dhe për kushtet fantastike që i ka krijuar presidenti Ademi dhe FFK për ekipin përfaqësues. Miloti tutje theksoi se rezultatet e ekipit janë të lidhura me organizimin dhe kushtet optimale që janë krijuar dhe shprehu shpresën se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë së bashku në korrjen e sukseseve të reja.

This image has an empty alt attribute; its file name is milotiffk3.jpg

Leave a Reply