E mbani mend koreanin, Geun Bae, me fanellën e FC Shkupit paralajmëron rikthimin në Europë!

E mbani mend koreano jugorin, Beom Geun Bae, i cili vite më parë luante me fanellën e FC Shkupit? Pikërisht me fanellën e skuadrës nga Çairi, Bae ka paralajmëruar rikthimin e tij në Europë përmes një shkrimi në profilin e tij në “facebook”.

“infOSport.mk”, kontaktoi me 27-vjeçarin, duke e pyetur nëse rikthimi i tij në Kontinentin e Vjetër ka të bëjë me një rikthim në Maqedoni, më saktësisht te FC Shkupi,  ndërsa enkas për portalin tonë, Bae, erdhi me këtë përgjigje: “Do të kthehem në Europë, mirëpo jo te FC Shkupi. Më vjen keq, pasi postimin tim e kanë keqkuptuar shumica. Unë te FC Shkupi kur luaja isha shumë i ri dhe nuk mund të shfaqja performancë të shkëlqyeshme. Sigurisht që do të doja të kthehesha në Maqedoni nëse do kisha mundësinë, por jo tani”.

Geun Bae pjesë e FC Shkupit ishte pjesën e dytë të vitit 2015-të, mirëpo duke mos arritur që të lë shumë gjurmë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply