Vokli Laroshi, portieri 18-vjeçar që kërkon të veshë fanellën kuqezi të kombëtares

Vokli Laroshi është një portierë me të ardhme të madhe. Ai ka një vit që mbronë portën e skuadrës së Turbinës dhe është vetëm 18 vjeç.

Gardiani cërrikas ka bërë një paraqitje mjaftë të mirë tek Turbina dhe deri tani ka pesë takime rrjeshtë që nuk pëson gol.

Meritë për këtë ka dhe mbrojtja e skuadrës së tij me shumë përvojë, që e ka ndihmuar së tepërmi. Kur ka dhe tre ndeshje deri në fund të kampionatit, Laroshi do kërkoj të mos pësojë gol deri në fund të sezonit.

Paraqitja e tij e mirë ka rritur dhe kërkesat, nga brenda dhe jashtë vendit, ku Laroshi shihet si paardhësi i kapitenit të Partizanit, Alban Hoxha.

Kryesorja për portierin e talentuar cërrikas, Vokli Laroshi, është të jetë pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë.

Pra bluza “kuqezi” do të ishte për të një sukses i madh në këto momente të mira që po kalon.

Leave a Reply