Lajm bombë nga Gjermania, Rashica zëvendëson Sançon te Dordmundi!

Ylli kosovar, Milot Rashica gjithnjë e më shumë shihet si pasardhësi i Xhadon Sanços te Borusia e Dortmundit.

Përpjekjet e vazhdueshme të skuadrës angleze të Mançester Junajtedit, për të nënshkruar me Sançon gjatë merkatos së kësaj vere, kanë aktivizuar drejtuesit e Dortmundit, të cilët janë vënë në punë për të gjetur zëvendësuesin e tij

“Djajtë e Kuq” së fundi kanë rritur përpjekjet e tyre për Sançon, derisa Borusia Dortmundi po kërkon Milot Rashicën si një zëvendësim të mundshëm.

“Daily Telegraph” raporton se aktualisht ekziston një hendek prej 20 milionë euro mes kërkesës së Dortmundit dhe ofertës së Mançester Junajtedit. Por, sipas mediumit britanik, meqë Dortmund kanë identifikuar Rashicën si një objektiv veror, ka shpresë se “Djajtë e Kuq” mund të arrijnë marrëveshje për Sançon dhe të bëjnë për vete për sezonin e ardhshëm, ku Junajtedi pretendon të luftojë për titullin e kampionit.

Leave a Reply