E ndëshkuan me të kuq, çartet trajneri, grushton arbitrat (VIDEO)

Një skandal i madh ka ndodhur në futbollin e Somalisë. Trajneri i skuadrës së Horseed, Kol Ahmed Mohamed Hasan, për një moment kishte humbur nervat, duke sulmuar arbitrin e katërt, që më pas ti vërsulet edhe arbitrit kryesor, i cili paraprakisht e kishte ndëshkuar me të kuq.

15 minuta para fundit të takimit midis Elman dhe Horseed, arbitri i katërt i takimit kishte reaguar drejt arbitrit kryesor, duke e njoftuar atë për veprim jo sportiv nga ana e trajnerit të skuadrës mysafire.

Menjëherë pas konsultës së shkurtër të arbitrëve, pasoi kartoni i kuq për trajnerin Mohamed Hasan, i cili nuk arriti dot të mbajë veten, me ç’rast sulmoi arbitrët, ndërsa falë intervenimit të futbollistëve të tij, nuk erdhi deri te ndonjë incident më i rëndë.

Ky gjest anti sportiv i trajnerit të Horseed shumë shpejtë u përhap në gjitha mediat sportive të Botës, ndërsa me siguri se pas gjithë kësaj do të pasojë ndonjë dënim i rëndë për Mohamed Hasan nga ana e Federatës së Futbollit somalez.

Leave a Reply