Bonaventura e mbyll me Milanin: “Faleminderit, unë jetova ëndrrën time”

Xhiakomo Bonaventura sezonin e ri futbollistik nuk do ti mbrojë ngjyrat “kuqezi” të Milanit. Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë mesfushori italian përmes një postimi në “Instagram”.

Kontrata e tij me “rossonerët” përfundonte në fund të këtij sezoni, ashtu që Bonaventura tashmë është i detyruar që të kërkoj një mjedis të ri.

“Faleminderit, unë jetova ëndrrën time. Vitet që kalova te Milani do të mbeten një ekseperiencë e paharruar për mua. Dua t’i falenderoj të gjithë njerëzit që kanë qenë pjesë e kësaj aventure fantastike. Presidentët, menaxherët, trajnerët, shokët e ekipit, mjekët si dhe fizioterapistët. Një falenderim shkon dhe për ata të gjithë që punojnë në Milanello, pasi ata janë motori i vërtetë i skuadrës.

Falë tyre ne ndihemi çdo ditë si në shtëpi, tamam si një familje. Faleminderit dhe të gjithë tifozëve të Milanit, të cilët gjithmonë na kanë mbështetur si në momentet e bukura dhe të vështira. Zhurma e ‘San Siros’ është diçka speciale, që unë nuk do ta harroj kurrë. Milani do të mbetet gjithmonë në zemrën time,” – kishte shkruar Bonaventura në “Instagram”.

Leave a Reply