Jashanica largohet nga Skënderbeu pas plotë 7 viteve! Rikthehet në Kosovë

Bajram Jashanica i ka dhënë fund qëndrimit të tij 7-vjeçar te Skënderbeu i Korçës, duke u rikthyer në vendlindje, njofton “infOSport.mk”.

29-vjeëari ka vendosur ti thotë “PO”, Ballkanit dhe projektit të skuadrës nga Suhareka, që pas vetes ka një president shumë ambicioz si Arsim Kabashi, i cili nuk kursen asgjë, vetëm e vetëm që skuadrën e tij ta sjellë në majat e futbollit kosovar, duke e përgatitur kështu edhe për në Europë.

E kur jemi te Europa, pikërisht me lojtar me eksperiencë të madhe si Jashanica, Ballkani dhe Arsim Kabashi mund ti realizojnë ëndërrat e tyre, pasi ky është vetëm fillimi për këtë skuadër, që në vazhdim pretendon të sjellë edhe disa super përforcime.

Për Jashanicën kishte interesime edhe nga disa skuadra të Superligës shqiptare, ndërsa kujtojmë se vite më parë për të interesohej edhe Shkëndija.

Ndryshe Jashanica në futbollin kosovar rikthehet pas plotë 7 viteve, kur për herë të fundit mbante veshur fanellën e KF Hysit, ndërsa në Shqipëri, përveç me Skënderbeun, ka luajtur edhe me Besën e Kavajës.

Leave a Reply