Kumanova feston, Bashkimi sezonin e ardhshëm do të garojë në ligën e tretë

Një ndër klubet më me renome shqiptare në vendin tonë, KF Bashkimi nga Kumanova, sezonin e ri futbollistik do të bëjë gara në Ligën e tretë – Veri, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë e tillë u bë e ditur gjatë ditës së djeshme, kur fati i buzëqeshi skuadrës kumanovare në shortin e hedhur nga ana e komisarit të garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Shorti deshi që Bashkimi së bashku me FC Aerodrom dhe FC Neë Star, të jenë skuadrat e përzgjedhura, ndërkohë fati nuk i buzëqeshi skuadrës së Rashtakut, që sërish do të luaj në ligat rajonale.

Ky lajm ka gëzuar tej mase drejtuesit e KF Bashkimit dhe gjithë Kumanovën, të cilët shpresojnë se më një administrim të mirë nga udhëheqësia aktuale skuadrën e tyre të zemrës sërish mund ta shohin në mesin e skuadrave më të mira në vend.

Leave a Reply