Liga Europa, Interi dhe Junajtedi nuk zhgënjejnë, kualifikohen për në çerekfinale (VIDEO)

Të mërkurën në mbrëmje kemi mësuar 4 skuadrat e para çerekfinaliste në kuadër të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”. Në mesin e 8 skuadrave më të mira të këtij kompeticioni do të jenë edhe dy gjigandët, Interi dhe Mançester Junajtedi, ndërsa gjithashtu një vend siguruan edhe FC Kopenhageni dhe Shakhtari.

Që të dyja këto skuadra regjistruan fitore bindëse 3:0 ndaj Bashakshehir, gjegjësisht Volfsburgut.

Interi falë golave të shënuar nga Romelo Lukaku (33’) dhe Kristian Eriksen(83’), me rezultatin 2:0 mundi spanjollët e Getafes, ndërkohë Mançester Junajtedi në “Olld Traford” mundi ekipin austriak të LASK me shifrat 2:1, transmeton “infOSport.mk”.

Për “Djajtë e Kuq” realizuan Lingard (57’) dhe Martial (88’), ndërkohë golin e vetëm dhe të parin e takimit për LASK e realizoi Viesinger (55’).

Sot në program janë edhe 4 përballjet e fundit të 1/8 së finales të Liga Europa, ku sfida më interesante pritet të zhvillohet në “Ramons Sançez Pizhuan”, midis Seviljës dhe Romës, transmeton “infOSport.mk”.

Mjaft interesante pritet të jetë edhe sfida në Leverkusen midis Bajerit vendas dhe Gllazgou Renxhersit, ku ekipi gjerman do të kërkojë anulimin e dy golave epërsi të skuadrës së Stiven Zherard, Bazeli nuk duhet patur probleme rreth rrugëtimit për në çerekfinale përballë gjermanëve të Ajntraht Frankfurtit, bazuar në rezultatin e ndeshjes së parë, ndërsa me shumë paqartësi pritet të jetë ndeshja midis Vulverhemptonit anglez dhe grekëve të Olimpijakos.

Leave a Reply