Ndodhi transferimi më i madh në futsal, Rikardinjo transferohet në Francë!

Transferimet në futsal nuk tërheqin edhe aq shumë vëmendje sikurse në futboll, megjithatë kur është në pyetje lojtari më i mirë i futbollit në palestër, Rikardinjo, atëherë nuk ka se si të mungojë interesimi dhe shkrimet e shumta për të.

Rikardo Felipe Da Silva, i njohur si Rikardinjo njoftoi largimin e tij nga Inter Movistar që në muajin janar, por transferimi i tij u realizua vetëm sot, kjo edhe për shkak pandemisë “Covid 19”.

Portugezi tashmë edhe zyrtarisht në sezonin e ri do të luaj në elitën e futsalit francez, aty ku do ti mbrojë ngjyrat e skuadrës së ACCS Futsal Club.

34 vjeçari, i njohur si më i miri në botë në këtë sport, ka veshur fanellën e Inter Movistar për shtatë vite, gjatë së cilës kohë ka fituar pesë tituj kampion, tre kupa, ndërsa në dy raste kishte triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Nga viti 2010 deri në vitin 2018, Rikardinjo është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë për plotë 6-të herë, ndërsa dy vite më parë me Portugalinë u shpall kampion i Europës në futsal.

Leave a Reply