“Falemenderit kampion”, Tirana konfirmon largimin e 6 futbollistëve

Tirana gjatë ditës së sotme ka konfirmuar ndarjen me plotë 6 futbollistë, të cilët ishin pjesë e suksesit të madh edicionin e kaluar, kur “bardheblutë” u shpallën kampion në Superligën e Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.

Pjesë e Tiranës në sezonin e ri nuk do të jenë Erando Karabeci, Edvan Bakaj, Edon Hasani, Mario Morina, Ismael Dunga dhe Lancinet Sidibe.

Kujtojmë Tirana do të prezantojë Shqipërinë këtë vit në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ndërsa për kundërshtarë do të ketë skuadrën e Dinamo Tbilisi nga Gjeorgjia.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply