Zbulohet emri i futbollistit të Barcelonës të infektuar me “Covid 19”

Tifozët e Barcelonës gjatë ditës së sotme kishin mbetur të shqetësuar pas njoftimit të klubit “katalunas” se një prej lojtarëve të tyre ishte infektuar me COVID-19. Futbollisti i infektuar është Zhan Kler Todibo, mbrojtësi i huazuar te Shalke 04.

Ai ka qenë i dëmtuar dhe nuk është stërvitur me skuadrën. Kështu nuk ka pasur asnjë kontakt dhe “katalunasit” kanë fluturuar të qetë drejt Portugalisë.

Gëzon fakti se edhe gjendja e Todibos është stabile dhe e mirë, ndërsa një gjë të tillë ka bërë të ditur edhe vetë mbrojtësi 20-vjeçar, përmes rrjeteve sociale:

“Përshëndetje të gjithëve! Doja t’ju informoja se kam dalë pozitiv në testin për COVID-19, por jam asimpomatik dhe ndihem mirë. Jam në shtëpi, duke ndjekur udhëzimet e protokollit shëndetësor. Mezi pres të kthehem në stërvitje, por për momentin duhet të qëndroj në shtëpi dhe të shërohem nga ky virus. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe inkurajimin”.

Leave a Reply