Drita angazhon portierin e Rabotniçkit!

Drita e Bogovinës derisa po përgatitet për sezonin e ri futbollistik në Ligën e Dytë – Perëndim, drejtuesit e kësaj skuadre po mendojnë për përforcimet e reja, njofton “infOSport.mk”.

Emër i ri te kjo skuadër është portieri i talentuar i Rabotniçkit, Ivan Nikoloski, i cili te Drita vjen në formë huazimi për 6 muajt e rradhës.

Te skuadra nga Bogovina, Nikolloski pritet që të marrë përvojën e duhur, që do e ndihmonte atë për të konkuruar për ekipin e parë të “romantikëve”, që aktualisht si portier të parë ka Risto Jankov.

 

Leave a Reply