Pirlo largon dy futbollistët e parë nga Juventusi!

Disa ditë më parë kampionët e Italisë, Juventusi, edhe zyrtarisht larguan trajnerin Mauricio Sarri, ndërsa vendin e tij e morri legjenda italiane, Andrea Pirlo.

Ai udhëhoqi ekipin U23 të Juventusit, ndërkohë që të shtunën e kaluar pas ndryshimeve të mëdha tek “Zonja e Vjetër”, u morr vendimi që pikërisht Pirlo të marrë drejtimin e ekipit të parë.

Ky vendim i drejtuesve “bardhezi” habiti shumicën e futbolldashësve, mirëpo Pirlo i vendosur si asnjëherë më parë, që në start iu kap punës, ndërsa informacionet e fundit nga Italia thonë se i njëjti u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se në vazhdim nuk do të llogarisë në shërbimet e Sami Khedira dhe Gonzalo Higuain.

Leave a Reply