Kualifikimi Bajernit i solli edhe përfitime të mëdha financiare

Përveç fitores së madhe, fitorja e sontshme Bajernit të Munihutu i ka sjellë edhe shpërblime të mëdha financiare. Në një sezon ku të ardhurat e klubeve janë goditur për shkak të pandemisë, kalimi i një turi në Ligën e Kampionëve bëhet më i rëndësishëm se asnjëherë.

Eliminimi i Çelzit në kuadër të 1/8 së finales, Bajernit të Munihut u garantoi 10.5 milionë euro bonus nga UEFA, një shifër që e fitoi edhe çdo skuadër tjetër çerekfinaliste. Por kualifikimi sot në gjysmëfinale Bajernit të Munihut i shtoi 12 milionë euro të tjera në arka, ndërsa kualifikimi në finale edhe 15 milionë të tjera.

Pastaj triumfi në 23 gusht shpërblehet me katër milionë euro më shumë. Kjo do të thotë edhe kualifikim automatikisht në finalen e Superkupës së Europës, e cila e ka bonusin të paktën 3.5 milionë euro, ose 4 milionë euro në rast se fiton.

Leave a Reply