Bajerni kundër PSZH në finalen e Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Bajerni i Munihut do të jetë kundërshtarë i Paris Sen Zhermenit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2019/2020, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “bavareze” sonte në gjysmëfinalen e dytë mundi Lionin me rezultatin e pastërt 3:0, duke mos e diskutuar në asnjë moment kualifikimin për në finalen e 23 gushtit.

Gnabri me dy gola të shënuar gjatë pjesës së parë (18’, 33’) paralajmëroi këtë fitore të madhe të Bajernit të Munihut, që Levandovski ta konfirmojë atë me golin e shënuar në minutën e 88-të.

Në këtë mënyrë skuadra kampione e Gjermanisë ju dha fund ëndërrave të Lionit, duke u kualifikuar për të 11-tën herë në një finale të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë ishte kjo hera e dytë në historinë e Ligës së Kampionëve që Bajerni dhe Lioni u takuan në këtë fazë, pas përballjeve që kishin në vitin 2010. Atë kohë Bajerni kishte shënuar dy fitore, 1:0 në Gjermani dhe 3:0 në Francë, për të siguruar një finale përballë Interit, ndaj së cilës skuadër kishte pësuar disfatë.

Leave a Reply