Besmir Bojku megjithatë nuk do të luaj me Prishtinën, ja arsyeja

Besmir Bojku ishte një ndër futbollistët e përzgjedhur nga ana e Prishtinës, për të qenë pjesë e takimit kundër Lincoln në raundin parakualifikues të Liga Europa, megjithatë strugani nuk do të mund të ndihmojë skuadrën prishtinase në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për fituesen e Kupës së Kosovës, edhe pse ishte pjesë e listës së përzgjedhur.

Siç mëson “infOSport.mk”, arsyeja për mos angazhimin e Besmir Bojkut, është se një futbollistë sipas UEFA-s, brenda një afati kalimtarë nuk mund të huazohet në dy skuadra të ndryshme. Bojku gjatë këtij afati kalimtarë vazhdoi huazimin te Feronikeli edhe për një vit tjetër nga rradhët e Shkëndijës, kështu që mesfushori luftarak bie nga kombinimi për të ndihmuar Prishtinën në ndeshjen e 22 gushtit kundër Lincoln nga Gjibraltari.

Ndërkohë siç raportojnë mediat në Kosovës, përveç Bojkut, nga kombinimi bie edhe bashkëlojtari i struganit te Feronikeli, Mendurim Hoti, si dhe futbollisti i Trepça ’89, Lassine Traore.

Leave a Reply