Haxhi Krasniqi rikthehet fuqishëm, mposht para kohe çekun Eschner (VIDEO)

Robin Haxhi Krasniqi ka shënuar fitore të madhe në boksin profesionist në kategorinë gjysmë të rëndë, duke mundur çekun  Stanislav Eschner, njofton “infOSport.mk”.

Krasniqi e mbylli para kohe meçin e zhvilluar sonte në Magdeburg të Gjermanisë. Goditjet e njëpasnjëshme nga ana e boksierit shqiptarë ndaj çekut në raundin e 6-të, bënë që të reagojë edhe gjyqtari, i cili ndërpreu meçin.

Për Krasniqin ishte kjo fitorja e parë pas 15 muajve mungesë në ring, derisa herën e fundit ishte ndeshur me Stefan Haertel, nga i cili kishte pësuar disfatë.

Ndryshe fitorja e sontme për Haxhi Krasniqin ishte e 50-ta në karrierë, nga gjithsej 56 lufta.

Leave a Reply