Darboe udhëheq sulmin e FC Shkupit

FC Shkupi pas pak do të zbres në fushë për të zhvilluar takimin e raundit të parë eliminatorë të Liga Europa. “Bardhekaltërit” nga Çairi në stadiumin “Bakell Arena” do të përballen me ekipin e njohur nga Azerbejxhani, Neftçi Baku, që sipas bastoreve shihet si favorite përballë skuadrës sonë, shkruan “infOSport.mk”.

Mirëpo gjërat mund të ndodhin ndryshe në terrenin e gjelbër, aty ku FC Shkupi në sulm do të ketë futbollistin më në formë në Ligën e Parë, Dembo Darboe, i cili në 3 xhirot e para ka shënuar 5 gola.

Pikërisht sulmuesi nga Gambia shihet si aduti kryesor i trajnerit Muharem Bajrami, i cili për takimin kundër Neftçit do të luaj me këtë formacion (shihni në foto).

FORMACIONET ZYRTARENEFTÇI BAKU – FC SHKUPI

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 27 август 2020 г.

Leave a Reply