Abrashi shënon në fitoren e Frajburgut ndaj Sent Gallenit të Kamberit

Frajburgu i Amir Abrashit në një miqësore të zhvilluar sot kundër Sent Gallen shënoi fitore 3:1, teksa pikërisht futbollisti shqiptarë doli të jetë një nga realizatorët e golave, njofton “infOSport.mk”.

Në një ndeshje që zgjati 120 minuta, mes shiut rrebesh, futbollisti i Kombëtares shqiptare shënoi golin e tretë për skuadrën gjermane, duke vendosur edhe rezultatin final të këtij takimi.

30-vjeçari kuqezi luan prej shumë vitesh tek ekipi gjerman dhe duket në formën e duhur fizike për të qenë protagonist edhe në këtë sezon të ri.

Dy golat tjerë për Frajburgun i realizoi sulmuesi Lukas Holer, derisa golin e vetëm për ekipin zviceran e shënoi mesfushori Kvadvo Duah.

Abrashi në këtë ndeshje në lojë i inkuadrua gjatë pjesës së dytë, ndërkohë në anën tjetër titullarë te Sent Galleni ishin Adonis Ajeti dhe Florian Kamberi, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë Abrashi dhe Kamberi janë në mesin e futbollistëve të grumbulluar nga ana e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edi Reja, për dy ndeshjet e shtatorit, që “kuqezinjtë” do ti zhvillojnë kundër Bjellorusisë me 4 shtator, gjegjësisht Lituanisë me 7 shtator.

Leave a Reply