Milani bën goditjen e madhe në merkato, Toneli vishet “kuqezi”!

Milani ka gati akordin me një ndër mesfushorët më të talentuar në “Serie A”, Sandro Tonali. “Kuqezinjtë” janë gati të ofrojnë një ofertë më të mirë se Interi dhe të bëjnë për vete  20-vjeçarin, për shërbimet e të cilit interes gjithashtu ka shfaqur edhe Mançester Junajtedi.

Tonali kishte një marrëveshje me Interin prej muajsh, huazim me të drejtë blerjeje për 35 milionë euro por “zikaltërit” papritur u tërhoqën.

Kjo për shkak se trajneri i Interit, Konte po fokusohet më shumë tek lojtarë me eksperiencë.

Ndërkohë “Sky Sport Italia” raporton se Milani është gati të ofrojë 10 milionë euro në fillim dhe 25 milionë të tjera për Tonalin.

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Breshas, Masimo Celino që Milani tani është favorit për të marrë shërbimet e mesfushorit.

 

 

Leave a Reply