Përloten tifozët, pas publikimit të video me largimin e Messit nga Barcelona

Tifozët e Barcelonës janë të trazuar nga lajmet e fundit se Lionel Messi e dëshiron largimin nga skuadra. Të martën e kësaj jave, ylli argjentinas dorëzoi letrën për largim nga “Kamp Nou”, ndërsa e gjithë kjo shkaktoi një tollovi të madhe.

Tifozët kanë filluar t’i mbledhin momentet më të mira të 33-vjeçarit te skuadra “katalunase”, e që kjo gjë ka emocionuar shumë ata.

Sipas raportimit nga mediat ndërkombëtare, Mançester Siti ka ofruar tre lojtarë dhe 100 milionë euro për t’i marrë shërbimet e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Në garë për Messin janë edhe klube si, Paris Sen Zhermen, Inter dhe Mançester junajtedi, mirëpo ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete.

“Kjo video më ka bërë me lot”, ka shkruar një tifoz i Barcelonës.

“Asnjëherë nuk kam qarë për një lojtar. Por, kjo më bëri me lot”.

“Jam tifoz i Ronaldos, por sinqerisht mendoj se Messi është më i miri i të gjitha kohërave”, kanë shkruar të tjerët në video.

Leave a Reply