Etrit Berisha do të luaj në Ligën e Kampionëve!

Gardiani i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha po bëhet gati për një rilkthim të bujshëm te Atalanta për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Ky është lajmi që vjen nga Italia, ku insistohet se gardiani kuqezi do të kthehet në Bergamo pas pak ditësh, ndonëse këtë radhë si futbollist i huazuar nga SPAL.

Arsyeja është se titullari Golini është dëmtuar dhe do të mungojë të paktën në dy muajt e parë të kampionatit.

Edhe pse fillimisht mendohej se drejtuesit e skuadrës nga Bergamo do të ndërhynin në merkato për të blerë portierin e Xhenoas, Perin, ka qenë vetë trajneri Gasperini që ka insistuar te kthimi i Berishës në huazim për një vit, pasi njeh mirë gardianin, anët e forta dhe të metat e tij, ndaj mund të planifikojë me të gjithçka derisa Golini të jetë përsëri i gatshëm.

Kështu, Berisha do të jetë përsëri protagonist në “Serie A” me Atalantën, me shpresën që SPAL të rikthehet në elitë e më pas ai të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së qytetit të Ferrarës, gjithmonë nëse nuk bind Atalantën që të riblejë kartonin e tij.

Leave a Reply