Mësoni kundërshtarët e mundshëm të Kukësit, Laçit dhe Teutës në Liga Europa

Nesër në Nion të Zvicrës me fillim në ora 13:00, do të hidhet shorti për raundin e dytë të ndeshjeve eliminatore të Liga Europa, aty ku bëjnë pjesë edhe 3 skuadrat nga Superliga e Shqipërisë, Kukësi, Teuta dhe Laçi.

Kukësi, njëjtë sikurse edhe Renova bënë pjesë në grupin 10-të, dhe është në mesin e skuadrave jo favorite, ashtu që për kundërshtarë mund të ketë skuadrat që ka edhe skuadra tetovare, pra Volfsburgun, Hajduk Splitin dhe ekipine  Zrinjski.

Skuadra fituese e Kupës  së Shqipërisë, Teuta, është pjesë e grupit 4, ndërsa si rival të mundshëm ka ekipin spanjoll të Granada, ekipin qipriot të Apolon Limasol dhe skuadrën e njohur rumune të Steauau Bukuresht.

Ndërkohë skuadra kurbinase, Laçi bënë pjesë në grupin 7, aty ku për rivalë mund të ketë njërën prej skuadrave, si: Totenham, Hapoel Beer Sheva dhe ekipin ukrainas Kolos Kovalivka.

Leave a Reply