Shkëndija, Renova dhe Sileksi mësuan kundërshtarët për turin e dytë eliminatorë të Liga Europa

Sot, në Nion të Zvicrës prej orës 13:00, është hedhur shorti dhe tre klubet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë kanë mësuar edhe rivalët me të cilët do të përballen në turin e dytë eliminatorë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjet do të luhen më 17 shtator dhe mbetet të përcaktohen oraret.

Shkëndija e Tetovës si mysafir do të përballet me skuadrën rumune të Botoshani, Renova do të përballet me Hajduk Splitin, ndërkohë Sileksi do diskutojë kualifikimin me kampionët e Kosovës, Dritën e Gjilanit.

Leave a Reply