Garë e ashpër mes skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria për Gledi Micin

Ishte një ndër futbollistët e parë që u largua nga rradhët e Shkëndijës gjatë kësaj merkatoje, mirëpo i njëjti ende është një agjent i lirë. Fjalën e kemi për Gledi Micin, një ndër futbollistët shqiptar që ka shkëlqyer vitet e fundit në Kategorinë Superiore Shqiptare dhe në futbollin tonë vendor me fanellën e Shkëndijës.

Ai në ditët e fundit është një ndër futbollistët më të kërkuar në tregun e futbollistëve.

Për shërbimet e tij, është interesuar së fundmi edhe FC Prishtina, por edhe disa skuadra që e synojnë titullin kampion në Kosovë.

Lajmin për bisedimet me Prishtinën i kishte konfirmuar edhe vetë Gledi Mici, për shërbimet e të cilit gjithashtu interes kanë shfaqur edhe Partizani i Tiranës dhe Teuta e Durrësit nga Superlliga shqiptare.

Ditëve në vijim pritet të mësojmë edhe skuadrën e re të ish-futbollistit të Skënderbeut, Kukësit, Flamurtarit të Vlorës dhe Kamzës.

Leave a Reply