KHF Çair peshkon kundërshtarë serb në raundin e dytë të Kupës Europiane

Klubi i hendbollit për femra “Çair” do të përballet me skuadrën e Naisa nga Serbia në kuadër të raundit të dytë të Kupës Europiane.

Për KHF Çair do të jetë kjo hera e parë dhe historike në arenën europiane, ku pritet që të japin më të mirën nga vetja përballë një kundërshtari të fortë si Naisa nga Nishi.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në Shkup me datë 10 ose 11 tetor, ndërsa ajo kthyese në tokën serbe një javë më vonë.

Leave a Reply