Partizani i Tiranës cakton miqësore me Pelisterin në Ohër

Partizani i Tiranës tashmë disa ditë po vijon stërvitjet në Ohër, aty ku të mërkurën (2 shtator) do të zhvillojë miqësore kundër skuadrës së Pelisterit, njofton “infOSport.mk”.  Skuadra nga kryeqendra shqiptare ende nuk ka kapur ritmin e ndeshjeve, kjo pasi ka filluar me përgatitje shumë më vonë se Pelisteri, skuadër kjo që madje ka filluar të zhvillojë edhe ndeshje kampionale.

Në 4 ndeshjet e deritanishme Pelisteri ka marrë 1 fitore, 2 barazime dhe 1 disfatë, ndërkohë Partizani deri më tani ka zhvilluar 4 miqësore, duke marrë dy fitore, një barazim dhe një disfatë.

Ndeshja e nesërme kundër Pelisterit do të jetë e dyta për Partizanin që do ta zhvillojë në Ohër, pas asaj me Pogradecin, ku falë golit të shënuar nga Marinaj në minutën e fundit të takimit kishte shënuar fitore minimale 1:0.

Leave a Reply