Punë e kryer, Gledi Mici bëhet me skuadër të re

Gledi Mici karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën e Kosovës te skuadra e Prishtinës, transmeton “infOSport.mk”.

Siç raportojnë mediat kosovare, ish futbollisti i Shkëndijës gjatë ditës së sotme ka precizuar edhe detajet e fundit të marrëveshjes me Prishtinën, te e cila skuadër pritet që të prezantohet ditëve në vijim.

Mici kështu bëhet futbollisti i dytë nga ajo skuadër e artë e Skënderbeut, që i bashkohet Prishtinës, pas Sabien Lilajt, duke ndërtuar kështu një skuadër të frikshme për edicionin e ri në futbollin elitarë të Kosovës.

Ndryshe 29-vjeçari Gledi Mici që shkroi historinë me Skënderbeun, duke luajtur edhe në grupet e Liga Europa, kishte arritur akordin me Partizanin e Tiranës, por pas përgjigjes negative të CAS-it, për zhbllokimin e merkatos të bërë publik ditën e djeshme, ish futbollisti i Shkëndijës zgjodhi t’i bashkohet skuadrës kosovare, e cila këtë sezon të ri ka objektiva madhore.

Leave a Reply