Nga miqësore në armiqësore, plasin grushtet në ndeshjen Kukësi- Bylysi!

Nga miqësore në armiqësore. Kur po luhej minuta e 50-të e ndeshjes Kukësi-Bylisi, ka plasur grushti mes futbollistëve dhe menjëherë stafet respektive kanë vendosur të ndërpresin takimin që po zhvillohej në stadiumin e Librazhdit, bën të ditur “Panorama Sport”.

Një ndërhyrje e rëndë mes dy futbollistëve ka bërë që situata të precipitojë. Deri në atë moment po fitonte Bylisi 1:0.

Një situatë e pazakontë, për më tepër që bëhej fjalë për një miqësore dhe që gjykohej nga një femër, Emanuela Rrusta.

Leave a Reply